Sami Salihu voton për kryetar Ragmi Mustafën
Lëvizja për Reforma dhe Partia Demokratike Shqiptare këto ditë janë treguar të gatshëm për pushtet. Ishte një histori e intrigave, inateve dhe mashtrimeve politike në katër vitet e fundit në mes të Lëvizjes për Reforma të dalur nga PDSH-ja dhe PDSH-së së Ragmi Mustafës, ku nuk munguan as fyerjet më të ashpra të dy protagonistëve për udhëheqje të PDSH-së.
Sami Salihu si këshilltar i PDSH-së në vitin 2017 inicoi një puç politik ndaj shefit të partisë Ragmi Mustafa ku kishte ndarë 10 këshilltar të kësaj partie për të themeluar Lëvizjen për Reforma të PDSH-së dhe për t`iu bashkuar PVD-së në koalicionin qeverisës duke larguar Alternativën për Ndryshim.
Më pas pasoi një betejë e rëndë politike në mes të dyja subjekteve politike në vend. Sot sipas burimeve të mirëinformuara brenda Lëvizjes për Reforma dhe PDSH-së është gjetur një Marrëveshje për të hyrë në koalicion duke votuar Ragmi Mustafën për postin e kryetarit që të udhëheqin pushtetin e ardhshëm lokal në Komunën e Preshevës. Marrëveshja në fjalë pritet të zyrtarizohet në takimin e radhës që do ta kenë sot apo nesër.
Ju rikujtojmë se afrimi i këtyre subjekteve politike gjatë këtyre ditëve vie pas një ashpërsimi politik që kishin në mes të kryetarëve të dy partive politike që nga ndarja e Lëvizjes për Reforma nga strukturat e PDSH-së.
Ju sjellim edhe linkun për të ju rikujtuar debatin Mustafa- Salihu.
https://youtu.be/rnnBsykkAAs