Hapet Qendra Info Duhani në Preshevë

Për t’iu dale në ndihmë prodhuesve të duhanit është hapur zyre informuese Duhani e cila do të tuboj të gjithë prodhuesit vendor.  Kjo zyrë gjithashtu do të shërbej për sugjerime informacione por edhe për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka kërkuar nga kompania Filip Morris që të gjen mundësin e hapjes së monopolit i cili do të ishte në interes të përbashkët.
Presheva dikur  njihej si vendi me prodhimin e duhanit më kualitativ. Një punë e lodhshme e cila bëhej me të gjithë anëtarët e familjes dhe ishte e vetmja  mundësi për të mbijetuar. Nga kultivimi I duhanit shumë familje kanë krijuar të ardhura materiale por ka vite që kjo punë e lodhshme nuk paguhet sa duhet dhe bujqit kanë lënë anash këtë veprimtari. Me gjithë atë duke u përballë me  gjendjen e vështirë ekonomike shumë prej tyre iu kanë kthyer zanatit të vjetër. Ata  edhe më tej po vazhdoj të jenë të pakënaqshëm  me çmimin e pagesës së duhanit. këtyre ditëve në Preshevë për t’iu dale në ndihmë prodhuesve të duhanit është hapur zyre informuese Duhani e cila do të tuboj të gjithë prodhuesit vendor.  Kjo zyrë gjithashtu do të shërbej për sugjerime informacione por edhe për shqyrtimin e kërkesave të prodhuesve.
Hapjen e kësaj zyreje e ka përshëndetur edhe kryetari  Ragmi Mustafa I cili ka thënë se kjo zyrë do të jetë një mundësi më e mire për bujqit  kur dihet se Presheva njihet për kultivimin e duhanit kualitativë.
Kryetari Mustafa ka kërkuar që kompania Filip Moris të shfrytëzoj mundësinë në agjensionin për privatizim për marrjen e fabrikës  së Monopolit e cila do të ndikonte në interesin e përbashkët.
Një sukses në këtë lëmi e ka dëshmuar edhe Selim Salihu nga fshati Tërrnoc i cili ishte fitues i gjethit të artë të duhanit, për vitin 2012 në Panairin ndërkombëtarë të bujqësisë në Novi Sad.

Leave a Reply

Back to top button