Hakmarrja paranojake e një ish të dashuri

37 vjeçari nga Isernia ne Itali duket se kish një dëshirë te çmendur për tu hakmarrë ndaj ish te dashurës se tij, saqë ka zgjedhur një mënyrë shume mizore për ta bere atë. Kështu 37 vjeçari ka mbushur te gjithë qytetin e tij me foto nudo te ish te dashurës duke shtuar aty edhe adresën e plote te saj, emrin dhe mbiemrin si edhe një ftese me te cilën ai i kërkon bashkëqytetarëve te tij qe te vizitojnë atë për seanca seksi.
Edhe me pare ai kish treguar se ishte ne gjendje te bënte çudira ne emër te hakmarrjes ndaj 40 vjeçares, por policia nuk kish ndërmarre hapa kur me pare ajo ishte njoftuar nga viktima.
Kësaj radhe policia ka ndërhyrë duke e kapur ne flagrance hakmarrësin paranojak se bashku me shume foto dhe njoftime te tjera te cilat ai i mbante me vete dhe ne makinën e tij.
Pas kësaj ai është arrestuar menjëherë dhe tani ndodhet ne burg ne pritje te gjyqit kundër tij.