Lajme
Shqiprim Arifi fton PDSH-në, PVD-në, LR-në dhe UDSH-në për bisedime
Në zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Preshevës, të mbajtura më 28 mars 2021, sovrani dha verdiktin e tij në menyre të lirë dhe demokratike duke i sigurar Alternativës për Ndryshim 14 mandate në Kuvendin Komunal të Preshevës, gjë që pasqyron fuqinë më të madhe politike në vend.
Ndërkaq sot kam dërguar ftesat subjekteve politike në Komunën e Preshevës për bisedime lidhur me platformën dhe bashkëqeverisjen me pushtetin lokal.