Lajme

Ragmi Mustafa nuk i përgjigjet ftesës së Shqiprim Arifit

Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së ka pranuar ftesën nga kryetari aktual i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, njëherit edhe kryetar i APN-së për takim.

Ftesën e ka bërë publike Shqiprim Arifi i cili ka publikuar ditë më parë në rrejtin social facebook.

Sipas ftesës Arifi ka thirrur të parin e PDSH-së për shqyrtim të mundësisë për formimin e një koalicioni qeverisës stabil dhe afatgjatë më datë 16 prill 2021 me fillim në ora 11:30.

Siç mësohet nga Presheva.AL ky takim nuk ka ndodhur dhe Ragmi Mustafa nuk i’u është përgjigjur ftesës së Shqiprim Arifit.

Akoma nuk dihen arsyet se pse Ragmi Mustafa, ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së Shqiprim Arifit i cili ka ftuar në takime të ndara të gjithë liderët e partive politike.

Kryetari Shqiprim Arifi kishte ftuar në takim edhe PVD-në edhe LR-në, e kjo e fundit edhe publikisht kishte deklaruar se nuk bënë koalicion me APN-në.

Related Articles

Back to top button