Kush është i punësuari në shtepinë e shendetit që dërgon letra anonime?!
Ish drejtori i shtepise se shendetit Driton Salihu ka publikuar nje leter anonime qe ka perkthyer ne gjuhen shqipe.
I punesuari ne shtepine e shendetit ne Presheve kishte derguar letren anonime ne sherbimin e ankesave dhe projekte te presidentit Aleksander Vuciq.
Lexojeni me poshte letren anonime.
“Po ua prezantoj njërën nga letrat anonime të dërguara dhe përshtatur nga origjinali:
E dërguar në:
Shërbimi i ankesave dhe projekte i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq
Të nderuar
Konsideroj se duhet të jeni të njoftuar rreth sjelljeve të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu, dhe me këtë rast unë po e bëj.
Driton Salihu në faqen e tij në Facebook si dhe në instagram profilin “Stori” publikon fotografi të ndryshme ku fyen presidentin e Serbisë dhe nxit urrejtjen racore.
Përveç që e uron Ushtrinë e Kosovës, ditën e flamurit – ai baltos udhheqësinë e Serbisë duke filluar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe i kritikon të gjithë që i përkrahin ata.
Ai përhap urrejtje nacionale duke ftuar për Shqipërinë e madhe deri tek Velika Plana, ai konsideron se Presheva është Kosovë, kritikon të gjithë ata që kontaktojnë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kanë marë mirënjohje nga ai, ndërsa ai e mer rrogën nga shteti serb.
Ai puntorët i ndan në shqiptar dhe serb duke thënë se “motra kryesore nuk mund të jet serbe”.
Konsiderojmë që drejtori i këtij institucioni shtetërorë shëndetsorë siç është shtëpia e shëndetit nuk duhet të shpërndajnë urrejtje racore dhe të vendosin urrejtje ndërmjet nacionaliteteve, ta përqeshin dhe fyejnë presidentin e shtetit dhe vet shtetin e Serbisë dhe në të kundërtën nëse ashtu veprohet, sikurse vepron dhe Driton Salihu nuk duhet ta kryej funksionin e drejtorit të shtepise së shëndetit në shtetin e Serbisë.
E dërguar nga: I punësuari ne shtepine e shendetit” ka shkruar Salihu.