Lajme

Në Preshevë regjistrohen 8 raste të reja me koronavirus

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga shtabi per situata emergjente në Vranje, të shtunën, 298 mostra nga rrethi Pçinjës u testuan për virusin korona. Rezultatet treguan se 64 ishin pozitive.

21 raste të infeksionit u konfirmuan në Vranje, 18 në Bujanoc, tetë në Preshevë.

127 pacientë janë shtruar në spitalin Kovid në Vranjë. Nga ky numër, 119 janë pozitivë me koronavirusin dhe i njëjti numër ka bronkopneumoni, ndersa 80 pacientë jane me oksigjen.

Gjashtë pacientë u pranuan për trajtim spitalor, dhe nëntë u liruan. Derisa 67 shtretër janë të
lire në spitalet Kovid të Qendrës Shëndetësore.

Related Articles

Back to top button