Fillon manifestimi tradicional “Flakadani Karadakut 2014” – kujtohet komandant Mjekrra

Nën organizimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ka filluar dje edhe zyrtarisht manifestimi tradicional kulturoro – sportiv  “Flakadani Karadakut 2014”, i cili i kushtohet  jetës dhe veprës së dëshmorit të UÇPMB-së Nijazi Azemi – komandant Mjekra. Manifestimi i cili do të zgjasë plot 6 ditë , e shpalli të hapur kryetari i Vitis, Sokol Haliti , i cili theksoi se ky manifestim është festë për qytetarët e Vitis dhe nderë që mbanë manifestimin për njërin ndër figurat legjendare të kësaj komune. Ishte Marsi i betejës së lavdishme të UÇPMB-ës , kur nënë komandën e komandant Mjekrës , iu bë e ditur edhe një herë ushtrisë serbe se kjo tokë ka qenë dhe do të mbetet e shqiptarëve dhe ka kush përkujdeset për popullatën e asaj ane të Kosovës Lindore tha kështu kryetari i Vitisë Sokol Haliti.
Flakadanin e vitit 2014 zyrtarsihtë e ndezën vajza e komandantë Mjekrrës Liridona, kryetari i OVL së UÇPMB-ës Nazmi Hajredini  , kryetari i komunës së Vitis Sokol Haliti dhe Xhavit Jashari kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.
Në manifestim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-së, dhe përfaqësues të institucioneve të Luginës së Preshevës.
“Flakadani Karadakut”, tashmë është bërë manifestim i parë institucional e që do të organizohet çdo vit nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.
Nijazi Azemi komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali. Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA ,, , ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme tl thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë në Koshare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës , Nijazi Azemi  kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari , por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu bashkëngjitë UÇPMB-së.

Leave a Reply

Back to top button