Lajme

Gjysmë milion euro nga Norvegjia për furnizim më të mirë të ujit në Preshevë

Mbretëria e Norvegjisë, përmes projektit “Norvegjia për ty – Serbia”, mbështet përmirësimin e furnizimit me ujë në Preshevë me gjysmë milioni euro dhe punimet për ndërtimin e një tubacioni të ri presioni janë duke u zhvilluar dhe do të përfundojnë deri në shtator 2021.

Zëvendës Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Geir Hakon Johansen, vizitoi punimet sot së bashku me kryetarin e komunës së Preshevës, Shiprim Arifi dhe zv.Drejtoresha e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Jelena Çoliq.

“Ky projekt sjell inkurajim, sepse së bashku me komunën e Preshevës, Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë dhe UNOPS-in, ne jemi duke punuar në sigurimin e furnizimit me ujë të sigurt për rreth 13,000 qytetarë të Preshevës.” Mbretëria e Norvegjisë ka investuar rreth gjysmë milioni euro në ndërtimin e tubacionit kryesor dhe rindërtimin e stacionit të pompimit, dhe në këtë mënyrë ne po krijojmë një infrastrukturë të qëndrueshme që përmirëson jetën e qytetarëve”, tha zv.Ambasadori i Mbretërisë së Norvegji Geir Hakon Johansen, percjell Presheva.AL

Ndërtimi i tubacionit të ri të presionit nga stacioni i pompimit “Zhunicë” në rezervuarin “Kroi i keq” në Preshevë, filloi në fillim të muajit mars të vitit 2021 dhe është i ndarë në tre seksione me një gjatësi totale prej rreth 6,000 metra. Projekti parashikon gjithashtu ndërtesa kullimi dhe valvola ajri me boshte, për shkak të mirëmbajtjes më të sigurt të sistemit të furnizimit me ujë.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën e Preshevës, për shkak të nevojave shumëvjeçare të komunës për të përmirësuar furnizimin me ujë. Ne jemi shumë mirënjohës për Mbretërinë e Norvegjisë për të gjithë mbështetjen, me të cilën do të zëvendësojmë tubat e vjetër të azbestit me ato të reja metalike, dhe kështu të mundësojmë një furnizim të qëndrueshëm të ujit të shëndetshëm në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian”, tha kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi percjell Presheva.AL

Mbretëria e Norvegjisë dhuroi 430,000 euro për punimet në ndërtimin e tubacionit kryesor, ndërsa komuna e Preshevës siguroi 190,000 euro nga Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Ndërtimi i tubacionit të ri është i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës në Preshevë, e cila do të ndikojë në cilësinë e jetës së banorëve.” Tani, me përpjekje të përbashkëta, ne mund të zgjidhim një problem të kahershëm dhe të mundësojmë një furnizim të qëndrueshëm me ujë,” tha Jelena Çoliq, zv.Drejtoresha e Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Përmes projektit “Norvegjia për ty – Serbi”, stacioni i pompimit “Zhunicë”, i cili është pjesë e këtij sistemi, u rikonstruktua më parë me sukses. U instaluan tre pompa të reja centrifugale me një fazë dhe dollapët e rinj të shpërndarjes me pajisjet shoqëruese. Vlera totale e këtyre punimeve ishte 167,000 euro.

Related Articles

Back to top button