Për vota e kapin edhe lopatën
Kryeministri i Kosovës,Hashim Thaçi bashkë me zëvendësin e tij në PDK, Kadri Veselin, kanë mbjellur fidane në qytetin e Klinës, për nder të Ditës Botërore të Pyjeve.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për një ambient më të pasur dhe më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve dhe Drunjve në gjithë botën e që ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e pyjeve.