PVD i bie “pishmon”, rikthehet në negociata për koalicion me PDSH-në

Pas komunikates te leshuar nga kryesia e PDSH-se e cila ka njoftuar opinionin se PVD me cdo kusht kerkonte postin e kryetarit te komunes se Presheves dhe PDSH permes komunikates i ftoi qe te heqin dore nga ky post PVD-ne dhe LR-ne.

Menjeher pas komunikates ka reaguar PVD e cila kete komunikate te PDSH-se e ka cilesuar si te demshme dhe te ngutshme dhe pas keti veprimi te PDSH-se, PVD-ja nuk merr pjese tutje ne negociata me PDSH-ne.

Si duket PVD i bie “pishman” pasi sot ka publikuar njoftimin ku thote se rikthehet ne negociata me PDSH-ne.

Ky është njoftimi i plotë i PVD-së:

Njoftojmë opinionin se Partia për Veprim Demokratik i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Ragmi Mustafa, për vazhdimin e negociatave lidhur me krijimin e qeverisjes së re lokale.

E rëndësishme është se negociatat vazhdojnë pa parime të panegociueshme, që është parakusht për mbarëvajtjen e tyre dhe për kurorëzimin e tyre me një marrëveshje eventuale për koalicion të partive opozitare shqiptare ndaj Alternativës për Ndryshim dhe Listës Serbe.

Back to top button