Doza e tretë e vaksinës Pfizer?

Vaksina e kompanisë aktualisht bëhet në dy doza, me tre javë diferencë, edhe pse në disa vende periudha është më e gjatë. Ugur Sahin sugjeron që doza e tretë duhet të jepet 9 deri në 12 muaj pas së parës.
Evropa mund të arrijë imunitetin kolektiv kundër koronavirusit në tre deri në katër muaj, tha të mërkurën drejtori i kompanisë gjermane farmaceutike Biontek (BioNTech), e cila së bashku me partnerin e saj amerikan Pfizer zhvilluan vaksinën e parë kundër kovid 19, përdorimi i së cilës u miratua në të gjithë botën .
Ndërsa debati mbi pragun e nevojshëm për të arritur atë nivel kryesor të imunizimit vazhdon, ekspertët thonë se një nivel mbi 70 përqind i atyre të vaksinuar do të prishë ndjeshëm transmetimin e koronavirusit midis një popullate.
“Evropa do të arrijë imunitetin kolektiv në korrik, më së voni deri në gusht,” u tha gazetarëve Ugur Sahin.
Ai paralajmëroi se imuniteti kolektiv nuk do të mbulojë fillimisht fëmijët, duke marrë parasysh që vaksina aktualisht miratohet vetëm për ata më të vjetër se 16 vjeç. Një numër i vogël i fëmijëve të infektuar me kovid 19 kanë simptoma serioze ose pasoja afatgjata.
Vaksinat Biontek përbëjnë një pjesë të madhe të dozave të dhëna në Amerikën e Veriut, ku ato njihen më shumë si vaksina Pfizer dhe në Evropë, ku ritmi i vaksinimit po përshpejtohet pas një fillimi të ngadaltë.
Sahin tha se të dhënat për njerëzit që morën vaksinën tregojnë se reagimi i sistemit imunitar dobësohet me kalimin e kohës dhe se një dozë e tretë ndoshta do të jetë e nevojshme.
Sipas hulumtimit, efektiviteti i vaksinës së Biontek dhe Pfizer bie nga 95 në 91 përqind pas gjashtë muajsh, shtoi Sahin.
“Prandaj, një dozë e tretë do të jetë e nevojshme për të rifituar gati 100 përqind mbrojtje,” theksoi drejtori i Biontek.
Vaksina e kompanisë aktualisht bëhet në dy doza, me tre javë diferencë, edhe pse në disa vende periudha është më e gjatë. Sahin sugjeron që doza e tretë duhet të jepet 9 deri në 12 muaj pas së parës.
“Atëherë unë pres që ndoshta do të jetë e nevojshme të marrësh një vaksinë tjetër çdo vit ose ndoshta çdo 18 muaj.”