Nis vaksinimi në Preshevë pas pushimit më 1 dhe 2 maj

Me rastin 1 dhe 2 majit, ka qenë ditë pushimi e premtja dhe e shtuna.

E per kete feste eshte ndalur edhe vaksinimi kunder koronavirusit ne Presheve, keshtu qytetaret qe kane pasur termin te vaksinohen me 1 dhe 2 maj nuk kane pasur mundesi dhe iu eshte shtyre per diten e marte (04 maj 2021), percjell Presheva.AL

Qytetaret e komunes sone do te kene mundesi te vaksinohen nga sot dhe vaksinimi do te vazhdoje sikur me pare. Te gjithe qytetaret qe deshirojne te vaksinohen kunder koronavirusit mund te paraqiten ne shtepine e shendetit ne Presheve pa pasur nevoje te caktojne terminin.

Sipas informacioneve deri me tani ne Presheve jane vaksinuar mbi 8000 persona.

Back to top button