Konkursi për polic, prezantime rreth procedurave të regjistrimit

Ditën e martë, me 18 mars 2014 në stacionin policor në Preshevë në ora 14:30, dhe ne stacionin policor ne Bujanoc në ora 12:00 në po të njejtën ditë, do të bëhet prezantimi që ka të beje me procedurat e regjistrimit te kandidateve te ri ne Qendra per Trajnime Themelore Policore – COPO (Centar za osnovnu Policijsku Obuku) në Sremska Kamenicë. Prezantimi do të behet nga përfaqesues të kësaj Qendre nga Sremska Kamenica dhe përfaqesues të OSBE të cilët do të flasin per ndihmen që Misioni i OSBE mund ti jep kandidateve me kurse të gjuhës serbe për t’u përgatitur më mirë për provim pranues. Ministria e punëve të brendshme e Serbisë ka hapur konkurs për regjistrim të 480 policëve të ri. Në këtë konkurs përfshihen 210 kandidatë për rrethin e shërbimit policorë në Beograd, 30 kandidatë në rrethin e Borit, në Valevë 40, 20 kandidatë për rrethin e shërbimit policor në Vranjë, 60 në Kikind, 30 në Subotic, 30 Pozharevc, 30 në Sremska Mitrovic dhe 30 kandidatë për rrethin e Uzhicës.