Mbahet ligjëratë për ruajtjen dhe avancimin e shëndetit të grave
Në amfiteatrin e RTV Presheva sot është mbajt ligjëratë që ka për qëllim informimin dhe edukimin e publikut lidhur me rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të shëndetit të grave . Fushata në fjalë përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës për mes program it të partneritetit evropian me komunat EU Progres.
Me moton Gjej kohë, kontrollo shëndetin tend sot, gëzohu me të afërmit e tu nesër, është ,mbajtur sot ligjëratë për edukimin e grave përmes vizitave mjekësore. Në ligjëratën e sotme u tha se vetëm me vizita të rregullta mund të arrihet deri tek zbulim I kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës , por edhe planifikimin e duhur familjarë.
Po ashtu gratë u porositën që për mes vizitave të rregulta gjinekologjike , që zgjasin vetëm gjysmë ore mund tël shpëtojnë jetën e tyre, duke konsideruar se lumturia varet për shëndetit dhe përgjegjësisë .
Ndërkaq u potencua se vizitat e rregullta gjinekologjike një herë në vit u mundësojnë gjinisë femërore shëndet më të mirë riprodhues.
në fund të ligjëratës u tha se Kanceri i gjirit është Tumori më keqbërës tek gratë në Serbi, ku një në tetë gra sëmuret nga sëmundje dhe në serbi çdo vit sëmuren rreth 4000 mijë gra , kurse prej tyre 1600 e humbin luftën me këtë sëmundje.
Po ashtu edhe kanceri i qafës së mitrës është shkaku i dytë i sëmundjeve dhe i katërti i vdekjeve tek popullsia femërore në Serbi.
Sipas statistikave çdo ditë katër gra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, ku në Serbi çdo vit 1800 gra sëmuren , kurse 500 prej tyre vdesin.
Sa i përket kujdesit shëndetësore , në statistika thuhet se vetë, çdo e pesta grua në Serbi shkon për vizita të rregullta gjinekologjike , e që për një vizitë mjaftojnë vetëm 30 minuta.
Në fund u tha se kur kujdesesh për shëndetin tënd , kujdesesh për frytin tënd.Kjo fushatë përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës për mes program it të partneritetit evropian me komunat EU Progres.