Lajme

Mbahet mbledhja e parë Këshillit Komunal të Preshevës (Foto)

Në udhëheqjen e kryetares të komunës së Preshevës znj.Ardita Sinanit, këshilli komunal, ka mbajtur mbledhjen e parë, ku janë̈ diskutuar këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit per regjistrimin e inventarit.
2. Formimi i komisionit per shqyrtimin e subvencioneve (Aktvendimeve).
3. Kerkesa drejtuar institucioneve te pushtetit lokal per Raportimin e punes dhe planeve financioare per vitin 2020.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi shkarkimin e Kryeshefit te Administrates komunale.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi emerimin e ushtruesit te detyres se Kryeshefit te administrates komunale.
6. Shpallja e konkurit per Kryeshef dhe Zevendes Kryeshef te administrates komunale.
7. Sjellja e Vendimit mbi shfrytezimin e telefonave celulare dhe mbulesen e tyre nga buxheti i komunes.
8. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi shkarkimin e komisonit per prokurime publike.
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit mbi formimin e komisionit per prokurime publike.
10. Te ndryshme.

Kryetarja e komunës znj.Ardita Sinani, në ketë takim tha se ndër pikat e shumta me të cilat bashkërisht me anëtarët tjerë të Këshillit Komunal i miratuam ishin edhe formimet e komisioneve për të shqyrtuar se si janë shpenzuar mjetet e buxhetit publik nga qeverisja paraprake. Është me rëndësi t’i qartësojmë dyshimet e shumta për korrupsion dhe keqpërdorime të parave të taksapaguesve tanë sidomos rreth shpërndarjes së pllakave të betonit e shtyllave elektrike e poashtu edhe keqpërdorimi i paisjeve të blera nga buxheti i komunës.
Këshilli Komunal poashtu vendosi që secili anëtarë i saj të ketë resor të caktuar të veprimit gjatë qeverisjes sonë.
U anulua vendimi i organit të përkohshëm me të cilin mediave të caktuara i ishin ndarë mjete më shumë se që është e lejuar me ligj. Kjo ndarje antiligjore është bërë me urdhër të kryetarit të organit të përkohshëm.” ka shkruar Sinani ne facebook profilin e saj.

Related Articles

Back to top button