E mashtroi për blerje të kompanisë “Bratstvo” duke ia marrë 2.2 milionë dinarë

Mashkulli me iniciale Z.C (60) është arrerstuar në Kragujevc për shkak të dyshimit se ka mashtruar H.R nga Bujanoci duke i marrë 2.2 milionë dinarë.
Z.C dyshohet se është prezantuar si funksioner i lartë i BIA-s duke i premtuar H.R që atij do ti ndihmoj për ta privatizuar ndërmarjen publike “Bratstvo” nga Presheva, duke i thënë që të paguaj nga viti 2004 deri në vitin 2007 nëpërmjet PTT Serbia që të paguaj 2.207.800 dinarë.
Kundër Z.C, policia e Nishit me 13 nëntor 2013 ka ngritur vepër penale, mirëpo ai që nga ajo kohë ka qenë në arrati.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button