MUSTAFA: AS 100 MIJË EUROT NUK IA DHANË ENDE LUGINËS

Premtimi i dy kryeministrave shqiptarë në mbledhjen e Prizrenit, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, për t’i ndarë 100 mijë euro për Lugën e Preshevës ishte përqeshur në opinion.
Shumëkush e kishte parë si shumë tepër të vogël. E, megjithatë, këto para ende nuk i janë dhënë shqiptarëve që jetojnë në Jug të Serbisë.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, iu ka bërë thirrje dy kryeministrave që ta mbajnë premtimin. “Të dy qeverive, ministrive të shëndetësisë në Prishtinë dhe Tiranë ua kemi bërë me dije se paratë nuk janë transferuar. Shpresoj se ata do ta realizojnë këtë pasi punimet janë duke u kryer në Maternitet”, ka thënë Mustafa në InfoMagazinë të Klan Kosovës.

Leave a Reply

Back to top button