Lajme

Kryetarja Sinani takon Klubin e Futbollit për femra në Preshevë

Mirlinda, Pranvera, Elda, Nora, Erza me shoqet sapo kishin fituar ndeshjen.
M’dhuruan edhe topin për t’shënuar fitore të njëjta.

Pjesë të Klubit Futbollistik për Femra “Presheva”, të drejtuar me shumë pasion e vetëmohim nga trajnerët Sherif Jonuzi dhe Qani Neziri, ato nuk janë vetëm futbolliste. Janë model emancipues. Janë pasqyrë e një komune bashkëkohore. Ndryshe nga kushtet e prapambetura në të cilat stërvisin dhe luajnë.

Si të tilla, ato e bëjnë Preshevën fituese edhe jashtë fushës.

Kjo është Presheva që duam. Prandaj do t’i mbështesim si qeverisje komunale. Që të kemi nesër më shumë klube në të dy gjinitë. Më shumë gra dhe vajza sportive.

Related Articles

Back to top button