PUNËTORËT SHËNDETËSOR NË LUGINË ME PAGA MEGALOMANE

Lugina e Preshevës edhe më tej konsiderohet si teritori më i rrezikuar, term të cilin punëtorët e shëndetësisë e përdorin në mënyrën më të përsosur. Bazuar në këtë term mantilbardhët pagat mujore i marrin për 50% më të larta në krahasim të pagës normale që kanë.
Si persona të “RREZIKUAR” puëntorët shëndetësorë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, janë më të privilegjuarit në Sërbi dhe kështu ata e kanë të drejtën të konsiderohen si të vetmit të rrezikuar në Luginë, për t’ia siguruar vetit një pagë komode me një stimulim prej 50%. BujanociNet, ka ëmsuar se, një motër medicionale në Bujanoc, Preshevë apo Medvegjë e ka pagën e njejtë me mjekun specialit në Vranjë dhe vendet tjera, ndërkohë që mjeku në Bujanoc mund të krahasohet edhe me pagën e një mjeku në vendet kapitaliste, kjo, për shkak të stimulimit prej 50% që e marrin nga periudha 2001 kur rajoni i Luginës së Preshevës konsiderohej si një zonë e rrezikuar. Në bazë të një rregullore të Qeverisë së Sërbisë të aprovuar në fund të vitit 2001, në bazë të së cilës, më shumë se 450 të punësuar në shtëpitë e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, përskaj të ardhurave të rregullta mujore këta punëtorë marrin stimulim prej 50%, gjë që i ka kushtuar Qeverisë deri në vitin 2012, 18 milionë euro. Termi të-“RREZIKUAR” nuk vlenë edhe për të punësuarit tjerë në Luginë, kjo bazuar në pagat e të punësuarve në Ndërmarrjet Publike të cilët i kanë pagat mesatare me komunat me paga më të vogla. Në Preshëve dhe Bujanoc, përveç mantilbardhëve askush tjetër nuk duket të jetë i rrezikuar. Vite më parë Ministria e Shëndetësisë, tentoi që pagat e punëtorëve shëndetësorë në Bujanoc dhe Preshevë ti normalizoi me punëtorët shëndetësorë në tërë Sërbinë, kjo gjë ngjalli rrëmujë dhe punëtorët në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc mbajtën grevë, duke kërkuar kthimin e 50% në pagat e tyre, gjë që detyruan Ministrin e atëhershëm ta anulojë vendimin e tij. Stimulimi prej 50% shpesh po i shkaktonë problem popullatës nga Lugina, të cilët në raste kur detyrohen të shkojnë te specialisti në Vranjë apo edhe më tutje, ata trajtohen në mënyra të ndryshme duke iu thënë, të kthehen te mjekët të cilët i kanë pagat më të mëdha në Sërbi.

Leave a Reply

Back to top button