Grevë: Mjekët në Serbi ditën e hënë nuk do të punojnë

Sindikata e mjekëve dhe farmaceutëve të Serbisë (SLFS) ka paralajmëruar një grevë njëditore me datë 10 mars duke kërkuar që mjekëve ti hiqet tatimi solidarizues me të cilën të punësuarve në sektorin publik të tatimohen rrogat më të mëdha se 60.000 dinarë.
Kryetari i sindikatës Dragan Cvetiq ka ftuar të gjithë mjekët që ndjehen të goditur që ti bashkohen protestët pa marrë parasysh se a janë antarë të kësaj sindikate apo jo.
Ai ka sqaruar se ditën e hënë nuk do të punohet nëpër qendrat shëndetsore dhe të rrespektohet strikt rregulla minimalisht për procesin e punës, çka do të thotë se të kontrollohen vetëm fëmijët, gratë shtatzëna, pacientët në shërim spitalor dhe rastet urgjente.
Shëndetëia në Luginë nuk ka paralajmëruar grevë, andaj do të punohet edhe sipas orarit të caktuar.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button