Gjithandej entuziazëm, gjithandej Kosova-Dardanët

Tifozët e Kosovës pa dyshim që po i japin hijeshi ndeshjes së nesërme ndërmjet Kosovës dhe Haitit që nga ora 15:00 zhvillohet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Grupe të shumta tifozësh që janë mbledhur rreth tifozëve zyrtarë të Kosovës që tashmë njihet me emrin zyrtar “Dardanët” janë organizuar duke bërë gati transparent dhe afishe të shumta, si dhe flamuj të Kosovës, transmeton orainfo.
Njëri nga këto grupe që vije nga Gjilani janë veshur me xhupa “Kosova” dhe flamuj për t’u nisur qysh sonte drejt Mitrovicës për të zbukuruar hapësirat e stadiumit.  
Ndërsa, festa tanimë ka filluar në qytetin ku do të zhvillohet ndeshja. Tifozëria e zjarrtë mitrovicase “Torcida” që po e mbështetë Kombëtaren e Kosovës. 

Leave a Reply

Back to top button