Lajme

APN, propozon që në seancën e kuvendit të diskutohet për gjendjen e rëndë në Raincë dhe Rahovicë

Me rastin e situatës së jashtëzakonshme të krijuar mbrëmë pas reshjeve të mëdha të shiut dhe nevojës për qasje emergjente në terren, Grupi i këshilltarëve të Alternativës për Ndryshim vlerëson që në seancën e paraparë për ditën e sotme, pikat e parapara nuk kanë kuptim të diskutohen dhe shqyrtohen

Kjo situatë kërkon qasje direkte dhe pragmatike, andaj kjo seancë do të kishte kuptim të mbahej, vetëm me dy pika të rendit të ditës:

1. Emërimi i Shtabit të ri për situata të jashtëzakonshme, me qëllim që i njejti t’i marrë kompetencat dhe të qaset në mënyrë konkrete me situatën e krijuar dhe

2. Formimi i Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara qytetarëve të zonave të prekura nga vërshimet

Përndryshe, kurrsesi nuk do të kishin kuptim pikat e parapara të shkarkim-ngarkimeve, me ç’rast do të krijohej vakum institucional (në veçanti tek NP Moravica), ku nuk do të arrihej t’i dilej në ndihmë qytetarëve të komunës sonë, në këtë situatë kaq të vështirë që po e përjeton.

Prandaj, Grupi i këshilltarëve kërkon nga Kryesia e Kuvendit komunal të komunës së Preshevës që të marrë në konsideratë kërkesën tonë dhe seanca të fillojë në ora 10:00, për të proceduar me pikat e propozuara nga Grupi ynë i këshilltarëve.

Shërbimi për informim i Alternativës për Ndryshim

Related Articles

Back to top button