Delegacioni i Kosovës përçahet në Bruksel, nuk ka lëvizje me karton të gjelbër

Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Faton Abazi është përfshirë në konflikt verbal me përfaqësuesin e qeverisë së Kosovës Qemajl Murmullaku, me motivacionin qe ky i fundit në dialogun me Serbinë që është mbajtur në Bruksel ka mbajtur anën e palës serbe.
Kjo është arsyeja që është shtyrë takimi për marrëveshjen e sigurimeve dhe kartonin e gjelbër.
Pas kësaj Qemajli ka kërkuar pauzë nga përfaqësuesit ndërkombëtar dhe që takimi të shtyhet.
Kjo i bie që delegacioni i Kosovës kësaj radhe në Bruksel ka shkuar kot dhe ka realizuar shpenzime të panevojshme.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se, Faton Abazi është duke e shtyrë me qëllim kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, për interesa të tij private.
Redaksia ka kontaktuar me Qemajl Marmullakun, por ai është zhveshur nga përgjegjësia duke thëne që nuk është përgjegjës për ketë çështje.
Burime ndërkombëtare kanë bërë me dije se realisht kjo është arsyeja themelore që takimet e këtij niveli janë shtyrë./Titulli.com/