Lajme

Shqiprim Arifi: Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa dëmtojnë buxhetin e komunës me 1 milion dinarë

Seanca e dyte e kuvendit te Presheves ka filluar ne oren 10:00 dhe ende po vazhdon. Ne kete seance jane parapare te diskutohen 30 pika te rendit te dites ku shumica prej tyre jane shkarkime dhe emerime te drejtoreve te disa institucioneve.

Gjate diskutimit ne kuvend Shqiprim Arifi i ka pyetur keshilltaret e PDSH-se dhe PVD-se se a e dijne ata se cili eshte vendimi i pare qe Ardita Sinani e ka nenshkruar ne diten e pare kur e ka marre postin e kryetares se Presheves. Arifi pas pyetjes ka sqaruar opinionin dhe keshilltaret e kuvendit se ai deri sa ishte kryetar ka nenshkruar vendimin per anulimin e pageses per antaret e organit te perkohshem te cilet nuk marrin pjese ne mbledhjet e ketij organi. Ju kujtojme se pervec APN-se ne kete organ anetare kane qene edhe antaret nga rradhet e PDSH-se dhe PVD-se, gjegjesishte Ragmi Mustafa dhe Ardita Sinani, te cilet nuk kane marre pjese ne asnje mbledhje te organit te perkohshem.

Me te ardhur ne pushtet, Ardita Sinani anulon vendimin per anulimin e pageses per anetaret qe nuk marrin pjese ne organin e perkoheshem, gjejgesisht ja lejone vehtes dhe Ragmi Mustafes te perfitojne pagat per te cilat nuk kane prezantuar ne mbledhje.

Sipas Arifit shuma totale e ketyre pagave eshte njeri mbi 500 mije dinare e tjetri mbi 400 mije dinare, qe ne total jane rreth 1 milion dinare, mjete keto te marra nga buxheti i komunes se Presheves.

Related Articles

Back to top button