Arrijnë lojtarët e Haitit, emocionohen bijat

Lojtarët e Haitit kanë arritur para pak minutash në Kosovë.Në prag të derës jo po të miqësores me Kosovën,ata janë akomoduar në odën e Behxhet Pacollit, i cili i kishte mbledhur burrat më të rëndësishëm të vendit për ti pritur.
Pas ardhjes së lojtarëve të Haitit, më të emocionuara ishin bijat të cilat filluan të qajnë nga emocionet dhe i pritën me defa tek dera e odës së Behxhet Pacollit.
Pasi ata u rehatuan dhe u ulën, Fadil Vokrri filloi të shkepë cigare të llojit Partner, ku më pas lojtarët e Haitit u ankuan sepse thanë se këto cigare nuk po u pishin.
Stadiumi olimpik i Adem Jasharit do të jetë nikoqir në lojërat olimpike të 3020-ës, dhe kjo i bëri më të privilegjuar lojtarët e Haitit duke luajtur në këtë stadium.
Lojtarët e Haitit kanë rezervuar një termin për lojë në fushën “Prapashtica” afër Lipjanit, ku do t’i bëjnë edhe parapërgatitjet.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button