Lajme

Nga 1 korriku të vaksinuarit do të udhëtojnë në BE

Komisioni Evropian u propozoi zyrtarisht të 27 shteteve anëtare që të lejojnë hyrjen në territorin e tyre që nga data 1 Korrik shtetasit edhe nga jashtë BE-se të cilët kanë marrë dozën e dytë të njërës prej katër vaksinave të miratuara nga EMA më së paku 14 ditë para udhëtimit.

Deri më tani, EMA ka aprovuar vaksinat Moderna, Pfizer / BioNTech, Johnson & Johnson si dhe AstraZeneca.

Ekspertët e Komisionit Evropian shpjeguan se shtetasit e vendeve të treta do të duhet të aplikojnë për t’u pajisur me një certifikatë COVID-19, të cilën ata mund ta përfitojnë vetëm nëse kanë marrë te dyja dozat e vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Për qytetarët nga të ashtuquajturat vende të treta, përfshirë Ballkanin Perëndimor, do të zbatohen edhe masa shtese që secili shtet i BE mund të prezantojë individualisht.

Komisioneri për Drejtësi, Didier Reinders tha se propozimi i tij është që njerëzit plotësisht të vaksinuar të përjashtohen nga testimi ose karantina kur udhëtojnë nga një vend i BE-së në një tjetër. Komisioni Evropian është duke diskutuar edhe me shtetet e treta që të kenë një njohje të ndërsjelltë të certifikatave të COVID-19 në mënyrë që të lehtësohet udhëtimi edhe nga ato shtete. Pritet që vendimi përfundimtar të merret në nivelin e krerëve të shtete të BE-së.

Related Articles

Back to top button