Riza Halimi dhe PVD dorëzojnë listën zgjedhore pranë KZR

Komisionit zgjedhor Republikan (KZR) mbrëmë i kanë dorëzuar edhe tre lista, Partia e Malit të zi, “Lista bashkësive nacionale – Emir Elfiq” dhe “Partia për veprim demokratik – Riza Halimi”, ku edhe në ora 00:00 ka skaduar afatai për dorëzim të listave.
Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar diçka më shumë se 10.000 nënshkrimet e nevojshme për zgjedhjet parlamentare.
Elfiq dhe Halimi janë dakorduar se ka qenë e vështirë të mblidhen nënshkrimet duke shtuar se duhet të ndrrohet ligji që cakton pakicat kombëtare në Serbi të mbledhin 10.000 nënshkrime për të drejtë kandidimi në zgjedhjet parlamentare.
Halimi ka thënë se ka pasë të vështirë ti grumbulloj 10.000 nënshkrime, pasi “është i kufizuar vetëm në dy komuna”, duke shtuar se ndihmë ka pasë nga partia që vepron në Sanxhak.
“Shpresojmë që nesër të vërtetohen që më në fund të bëjmë fushatë më intenzive, pasi deri tani kemi qenë të preokupuar me mbledhjen e nënshkrimeve” ka sqaruar Halimi.
Në pyetjen se a pret z Halimi që të hyjë në parlament, Halimi është përgjigjur se kësaj herë do të jetë më e vështirë se 3 herave tjera, kur ka pasë përkrahjen e partive nga koalicioni i shqiptarëve të Luginës.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button