BE lejon udhëtimet turistike nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut
BE ka vendosur me 16 qershor qe te lejoje udhetimet turistike per shtetasit e disa vendeve, ndertjerash edhe per turistet nga SHBA, Shqiperia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Gjendja më e mirë me virusin Corona mundësoi që ambasadorët e vendeve të BE të vendosin për lejimin e udhëtimet turistike nga Shqipëria, SHBA, Maqedonia e Veirut dhe disa vende të tjera. Por vendimi duhet të konfirmohet. Ka dhe disa kushte të tjera që duhet të plotësohen.
Ambasadorët e vendeve të BE-së me date 16 qershor 2021 kane vendosur te lejohen udhetimet turistike per turistet nga SHBA dhe shtate vendeve te tjera. Pervec SHBA-se udhetimet turistike lejohen edhe per udhetaret nga Shqiperia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Libani, Hong Kongu, Taiwani dhe Makao. Ky vendim vlene per te gjithe dhe jo vetem per personat e vaksinuar.
Por vendet anetare te BE-se kane te drejte te kerkojne ende teste negative per udhetaret dhe madje te kerkojne edhe karantinime nga virusi korona. Ne kete liste nuk jane Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Vendimi per kete lajm ende nuk eshte perfundimtare dhe pritet qe vendimi perfundimtare te merret me 18 qershor 2021 nga kreret e vendeve te Bashkimit Europian.