Policia e Kosovës i qet në shitje KIA’të si për hekur

Dikur simbol i Policës së Kosovës (PK), por tash po i qesin në shitje dhe atë si për skrap. PK’ja ka hapur një ankand për shitjen e veturave, 146 sosh, ku vetëm 13 prej tyre janë model tjetër, derisa modeli dominues për shitje është KIA.
“Lloji i veturave qe shiten ne ankand janë Kia Sportage, Kia Sorento, Shkoda Filicia , Golf, Toyota Land cruiser, Land rover, Polo, Iveco, Citroen, Honda astate ndërsa viti i blerjeve te tyre është qe nga formimi i Policisë. Sasi e vetura për shitje është 146, Arsyeja e shitjes është , amortizimi, vjetërsia , dhe te gjitha veturat janë ne defekte si dhe kostos shume te larte për rregullimin e tyre”, thuhet në një përgjigje të PK’së për Express.
Në dosjen e Tenderit, që Policia ka ofruar për Express, shihet që disa nga modelet, do të shiten për nj çmim fillestar prej 400 eurosh, që është edhe çmimi dominues për shumicën e veturave dhe pse për disa modele ka edhe çmim fillestar prej 1300 eurosh.

Leave a Reply

Back to top button