Në Nish arrestohet F.A (39) nga Presheva për trafikim njerëzish

Policia e Nishit ka arrestuar F.A (39) nga komuna e Preshevës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për kalim të palejuar të kufirit shtetëror dhe trafikim njerëzish.
F.A me “Ford Mondeo”, ka transportuar 12 shtetas të huaj pa dokumente personale.
Ai është ndaluar tek vendi për pagesë në autostradë “Doljevac” afër Nishit, kur në vetura ka pasë shtetas të Eritresë, Afganistanit, Sudanit dhe Ganës, njofton policia.
Gjykatësi shtetasve të huaj i ka caktuar 14 ditë burg dhe të largohen nga Serbia ndërsa F.A është dërguar në gjykatën e Nishit.