Po vjen i nxehti afrikan në Preshevë, temperaturat deri në 38 gradë Celsius
Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi. Më pas shtrihet vala e të nxehtit dhe ngre temperaturat edhe mbi 35 C. Priten edhe netë tropike.
Ditën e hënë mbetet mot jostabil, ku gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e që vende-vende do të jenë mjaft intenzive ku mund të sjellin reshje të dendura e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër, njofton Presheva.AL
Nga dita e martë nuk ka të reshura.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesdites.
Datat:
21.06 – Në mëngjes intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende shtrëngata do të jenë intenzive me mundësi edhe për reshje breshëri.
22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperatura maksimale deri ne 34 dhe ajo minimale 17 grade celsius.
23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Temperatura maksimale deri ne 36 dhe ajo minimale 19 grade celsius.
24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe temperatura arrin 37 grade celsius.
25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale. Temperatura maksimale deri ne 36 dhe ajo minimale 19 grade celsius.
Temperaturat minimale luhaten nga 17C deri 19C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 37C ditën e enjte.