LajmeMagazina

Numri i banorëve të siguruar në shtëpinë e shëndetit në Preshevë është 29571

Numri I përgjithshëm I banorëve të siguruar në shtëpinë e shëndetit në Preshevë është 29571 shtëpi kjo që përkujdeset për mbrojtjen shëndetësore primare të rreth 40078 banorëve. Gjatë vitit 2013 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë pranuar 13 punëtorë me program social, 7 në kohë të pacaktuar nga të cilët 4 motra medicinale, 1 vozitës, 1 mjek dhe 1 mjek stomatolog, ndërsa në kohë të caktuar 1 praktikant si dhe 18 punëtorë në kohë të caktuar. Këtë e ka konfirmuar sot gjatë raportimit në mbledhjen e këshillit komunal drejtori, Bujar Zylfiu. Në mbledhjen e sotme u miratua raporti I punës dhe ai financiarë për vitin 2013 dhe programi i punës dhe ai financiarë për vitin 2014 i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë. Në bazë të planifikimit të punëve për vitin 2014 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë parashihet edhe hapja e vendeve të reja të punës me konkurse. Në kuadër të shtëpisë së shëndetit në vend sipas drejtorit Zylfiu qytetarëve iu ofrohen shërbime preventive dhe të shërbimit në lëmin e mjekësisë së përgjithshme, mjekësisë së punës, ndihma e parë, mbrojtja shëndetësore e fëmijëve dhe grave, shërbimi I patronazhit si dhe diagnostifikimi I sëmundjeve në laborator, rentgen dhe ultrazë dhe ato stomatologjike. Për këtë vit kalendarik 430 studentë kanë aplikuar prej të cilëve 314 e kanë fituar të drejtën e bursës në Fondin Humanitarë sipas sekretarit të fondit, Besnik Emini. Me buxhetin e aprovuar nga ana e kuvendit komunal për vitin 2014 në pozicionin e Fondit Humanitarë janë paraparë për këtë vit mjete në vlerë prej 13.300.000,00 din të cilat do të ndahen në këto pozicione si bursa- ndihma studentore, ndihma në artikuj ushqimorë, ndihma në shëndetësi, personave të hendikepuar, rasteve urgjente dhe  shpenzime të tjera të fondit. Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Raporti I punës për vitin 2013 dhe Plani financiarë për vitin 2014 i Fondit për qëllime humanitare të komunës së Preshevës. Sipas kryesuesit të këshillit komunal në mbledhjen e radhës planifikohet të shqyrtohet edhe raporti i mbetur i Avokaturës publike komunale në Preshevë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button