Lajme

Qeveria e Kosovës ndanë 100 mijë euro për dëmet e vërshimeve në Preshevë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e dëmeve nga vërshimet në komunën e Preshevës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se shuma është simbolike por është solidarizim me vëllezërit preshevarë.

“Parashihet që të ndahen mjete në vlerë prej 100 mijë euro dhe pse këto mjete nuk e mbulojnë tërësishëm por është solidarizim me vëllezërit tanë”, tha ai.

Kjo ndihmë vjen pas fatkeqësisë natyrore me të cilën janë përballur banorët e komunës së Preshevës ditë më parë.

Related Articles

Back to top button