Lajme

Komuna e Preshevës binjakëzohet me komunën e Çairit

Ardita Sinani dhe Sami Salihu sot kane qendruar ne komunen e Çairit tek kryetari i kesaj komune Visar Ganiu. Vizita e tyre ne kete komune ishte per fillimin e procedurave per binjakezimin e komunave.

Sic njofton kryetarja Ardita Sinani ne kete takim jane pajtuar per nisjen e procedurave, takim ky qe vie pasi te dy u takuan ne Tirane ne mbledhjen e Unionit te bashkive te dhe komunave shqiptare ne rajon.

Njoftimi i plote nga Ardita Sinani.

Sot, nga Çairi edhe zyrtarisht u pajtuam të nisim procedurat për binjakëzimin e komunave tona, të cilin e diskutuam fillimisht në takimin e fundit në Tiranë, të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Së bashku me kryetarin e Kuvendit e Komunal të Preshevës, z.Sami Salihu, falenderuam kryetarin e Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu, për mikëpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij për ta jetësuar këtë partneritet të ri ndërkomunal.

Ky institucionalizim i bashkëpunimit është fuqizim i lidhjeve ekzistuese kulturore e shoqërore midis Preshevës dhe Çairit/Shkupit, por sidomos mundësi për të bashkëvepruar në zhvillimin e komunave tona, përmes programeve dhe fondeve tejkufitar.

Ekonomia, mjedisi, arsimi, kultura dhe sporti janë vetëm disa nga fushat ku do të bashkërendohemi dhe bashkëpunojmë.

Ky është vetëm fillimi.

Tashmë edhe më afër, edhe më bashkë.

Se bashkë mundemi më mirë !

Urime ❤

Related Articles

Back to top button