Lajme

Një pjesë e Preshevës pa ujë, prishja së shpejti do të riparohet

Banorët e nje pjese te Presheves nuk kanë ujë, për shkak të prishjes ne gypin kryesore siç theksohet nga shërbimi kompetent, percjell Presheva.AL

Siç ishte njoftuar nga NP Moravica ndërprerja e furnizimit me ujë eshte për shkak të prishjes të rrjetit të ujësjellësit.

Ekipet e Moravices kanë dalë në terren dhe do të përpiqen të riparojnë prishjen në një afat më të shkurtër, thanë nga NP Moravica.

“Për shkak të prishjes në gypin kryesor në rrugën 15 Nëntori një pjes e qytetit të Preshevës që furnizohet nga burimet e fshatit Zhunucë ka mbetur pa furnizimë me ujë!

Punëtorët e NP Moravica janë në vendin e ngjarjes, duke punuar për ta reparuar prishjen sa më shpejtë!

Luten qytetarët për mirekuptim!” thuhet ne njoftimin e Moravices.

Related Articles

Back to top button