PRESHEVA NË NXEHTIN AFRIKAN, çfarë duhet të kenë kujdes qytetarët
Nese ju ndodh qe levizni neper qytetin e Presheves dhe vereni temperaturat e medha ju nuk gaboheni eshte vertete ashtu.
Presheva eshte nje qytet i nxehte kur behet fjale per stinen e veres, temperaturat ne javen e fundit kane qene teper te larta dhe i nxehti afrikan ka kapluar edhe komunen tone.
Sidoqoftë, Dr.Lejlan Sadiku thekson se temperaturat e fundit duhet te i marrin me seriozitet qytetaret e Presheves e sidomos te moshuarit dhe te semuret kronike, Dr.Lejlan Sadiku gjithashtu thekson se konsumimi i ujit te shtohet ne keto situata.
“Te semuret me zemer, shtypje dhe me probleme te frymemarrjes le ti shmanget qendrimit jashte ne diell. Ajrosja e ambijentit nen hije ose klimatizim te pershtatshem te mikroklimes se dhomes u ndihmon me kalu kete te nxehte tropikal. Marrja e sasise se ujit te mos mungoje!” thota Dr.Lejlan Sadiku, percjell Presheva.AL
Mjeku Lejlan Sadiku fton per kujdes nga te semuret kronike qe te mos ekspozohen ne diell pasi mund te pesojne keq.
“Çdo eksopozim ndaj ketij nxehti rrezikojne dekompezim e semundjes qe munde te perfundoje me fatalitet.
**Punetoret qe i ekspozohen diellit te mos u mungoj kapela, sasia e ujit edhe kripes ne diete te konsumohen perimet e fresketa.” thote Dr. Lejlan Sadiku
Presheva deri ne fund te muajit qershor do ti kete keto temperatura dhe ne fillimin e muajit korrik ne javen e pare do te filloje te ulen temperaturat dhe te permiresohet situata por qe duhet kujdes i shtuar nga te gjithe banoret e kryesisht nga te semuret kronike.