Në episodin më të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo është shfaqur në një klinikë operacionesh plastike.
Megjithëse ka mohuar çdo ndërhyrje në të pasme, duket se Kim Kardashian është krejt e hapur për operacione të tjera, për të përmirësuar sadopak trupin e saj. Në episodin më të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo është shfaqur në një klinikë ndërhyrjesh plastike, duke u ankuar për duart e saj të rrudhosura.
Por, pasi zbuloi se trajtimi me lazer ndihmon për të reduktuar shenjat e plakjes edhe në pjesë të tjera të trupit, Kim menjëherë ka kërkuar që e njëjta proçedurë t’i bëhet edhe në pjesën e gjoksit. Jo më kot e gjithë kjo seri e “reality-show”-t është titulluar “Gjërat që bëni për bukurinë…”.