Kaos në kufirin e Kroacis
Ata deklarojnë se pasagjerëve iu desh të prisnin më shumë se tre orë në kalimin Gorican për në Hungari për shkak të masës së re të autoriteteve kroate.
Autoritetet kufitare kroate kanë filluar të kërkojnë nga të gjithë pasagjerët një të ashtuquajtur “pasaportë të gjelbër” të re, pavarësisht nga vijnë, e cila ka çuar në kolona kilometra të gjata në pikat kufitare, shkruan e përditshmja e Vjenës “Kronen Zeitung”.
Gazeta tregon se deri më tani, qytetarët nga vendet e BE-së me një normë të ulët infeksioni mund të hynin në Kroaci pa asnjë kusht dhe kufizim, dhe se tani rregullat për hyrjen në vend janë forcuar pa njoftim.
Ata deklarojnë se pasagjerëve iu desh të prisnin më shumë se tre orë në kalimin Goričan për në Hungari për shkak të masës së re të autoriteteve kroate.
Ky vendkalim përdoret nga shumë çekë, polakë dhe sllovakë që udhëtojnë në Kroaci përmes Hungarisë, prandaj qeveria në Pragë reagoi.
Kryeministri çek Andrej Babis tha se vendi i tij nuk ishte informuar për ndryshimin në regjimin e hyrjes në Kroaci.
“Ne ishim plotësisht të befasuar nga ndryshimet,” tha ai.
Vlerësohet se gjysmë milioni Çekë do të shkojnë në det në Kroaci këtë verë.