Lajme

Përsëri seancë në Preshevë, sot pritet të shpallet “Qytetar nderi” Erion Veliaj

Seanca e trete e kuvendit komunal te Presheves eshte thirrur qe te mbahet me 5 pika te rendit te dites, seance kjo qe do te mbahet ne sallen e madhe te kuvendit komunal te Presheves duke filluar nga ora 10:00, percjell Presheva.AL

Kryetari i kuvendit te Presheves z.Sami Salihu per kete seance ka propozuar 5 pika te rendit te dites.

1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit per ndarjen e titullit “Qytetar nderi”
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi rishikimin e trete te buxhetit te programuar te komunes se Presheves per vitin 2021.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-aktvendimit mbi formimin e komisionit per hartimin e propozimit te programit vjetor te mbrjtjes, rregullimit dhe shfrytezimit te tokes bujqesore ne territorin e komunes se Presheves per vitin 2021.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi transportin e udhetareve dhe sherbimeve LIMO ne territorin e komunes se Presheves.
5. Pytjet e keshilltareve.

Ne kete seance pritet qe keshilltaret e Presheves ta votojne propozimin per shpalljen “Qytetar nderi” te kryebashkiakit te Tiranes Erion Veliaj.

Related Articles

Back to top button