Covid -19 po rikthehet në Vranjë, gjer më tani Presheva pa asnjë të infektuar
Të 17-të te infektuarit rishtas me virusin në jug të Serbisë janë nga Vranja, njoftoi Selia e Qytetit për Situata Emergjente.
Nga 189 mostra të testuara nga zona e rrethit Pcinjes, 17 janë pozitivë për COVID 19, që është një rritje në 8.9 përqind, tetë herë më e lartë se përqindja në Serbi, e cila është 1.2 përqind.
– Relaksimi i qytetarëve të Vranjës, i ndjekur nga mosrespektimi i masave anti-epidemike, por edhe refuzimi i të rinjve për t’u vaksinuar, janë shkaqet kryesore të rritjes së numrit të rasteve të reja në qytet, duke vërejtur se në Serbia 16 përqind e të rinjve u vaksinuan kundër koronës.
Një epidemiolog i njohur i Vranjës thekson se koncerti i yllit të popit Ace Lukas në pishinën “Jumko” në Vranje është një rrezik i madh epidemiologjik, sepse më shumë se 2,000 njerëz morën pjesë në këtë ngjarje pa ndonjë mbrojtje ndaj virusit, dhe secila prezencë e 500 persona në një vend pa distancë rrit në mënyrë drastike rrezikun e përhapjes së infeksionit ”.