Lajme

Punonjësit shëndetësor do të pezullohen nëse nuk vaksinohen

Punonjësit e shëndetësisë në Greqi do të pezullohen nëse refuzojnë të vaksinohen sipas politikës së re të detyrueshme të njoftuar sot nga Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis.

Stafi në shtëpitë e pleqve do të pezullohet nga 16 gusht nëse ata nuk caktojnë një takim për vaksinimin, ndërsa e njëjta gjë do të zbatohet në shtator për punonjësit në spitalet shtetërore dhe private, raportoi AP.

Nga e premtja deri në fund të gushtit, të gjitha hapësirat e mbyllura tregtare, përfshirë baret, kinematë dhe teatrot, do të jenë në dispozicion vetëm për të vaksinuarit.

“Pas një viti e gjysmë, askush nuk mund të pretendojë se virusi korona është i panjohur për të,” tha Mitsotakis në një interviste televizive.

“Vendi do të bllokohet përsëri për shkak të pozicionit të marrë nga njerëz të caktuar … Rreziku nuk është Greqia, por Grekët e pavaksinuar,” tha ai.

Kufizimet do të zbatohen në të gjithë vendin edhe për ishujt grekë dhe destinacionet e tjera kryesore turistike.

Related Articles

Back to top button