Serbia i vaksionon, Maqedonia jep falas tiketa për kalimin e autostradës falas
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Tomislav Momiroviq do të takohet me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë Veriore Blagoje Boçvarski.
Takimi i sotëm është planifikuar në vendkalimin kufitar Tabanoce, për faktin se qytetarëve te Serbisë u lëshohen karta për kalim falas nëpër atë vend gjatë sezonit veror.
Ministrat Momiroviq dhe Bocvarski do të vizitojnë së bashku Tabanocin dhe do të mbajnë një takim pune në vendkalim.
Gjithsej 200,000 karta elektronike “M-smart” janë të destinuara për turistë nga Serbia, të cilët ngarkohen me 760 denarë për pagesë nga 15 qershor deri më 15 gusht, për pagesën e taksës në autostradën, në Korridorin 10.
Qeveria e Maqedonisë Veriore ka marrë një vendim për lëshimin e këtyre kartave turistëve serbë në shenjë mirënjohje për vaksinat e dhuruara.