Kompania Facebook ka thënë se do ta blejë shërbimin e porosive WhatsApp për 19 miliardë dollarë, blerje kjo e cila po konsiderohet si më e shtrenjta në historinë e kompanisë.
Këtë e ka konfirmuar vet Mark Zuckerberg në një deklaratë për media i cili shërbimin WhatsApp e ka cilësuar si tejet të vlefshëm.
Edhe themeluesi i WhatsApp, Jan Koum, është shprehur shumë i kënaqur me marrëveshjen, i cili me këtë rast do të bëhet anëtar i bordit të Facebook.