Lajme

Sot është seanca e Organit Kombëtar të Imunizimit, që do të jipet një mendim për dozën e tretë të vaksinës

Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi se Organi Kombëtar i Imunizimit do t’i japë një mendim Shtabit të Krizave sot mbi dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit.

Sot është seanca e Organit Kombëtar të Imunizimit, i cili do t’i japë një mendim Shtabit të Krizave mbi dozën e tretë dhe javën tjetër, Shtabi i Krizave do të ulet dhe do të japë rekomandime – tha Brnabiq.

Brnabiq theksoi se duhet të gjendet një mënyrë për të motivuar shtesë qytetarët për të marrë vaksinën.

Kemi mjaft vaksina për njerëzit tanë, për ata që nuk janë vaksinuar deri më tani dhe për ato kategori që do të rekomandohet të marrin dozën e tretë, si dhe për të gjithë ata që duan të marrin – tha Kryeministrja.

Related Articles

Back to top button