Brenda disa javësh, Qeveria e Kosovës do ta procedojë për në Kuvend, Projektligjin për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe pas krijimit të ligjshmërisë do të nisin procedurat për ndërtimin e ushtrisë së re të Kosovës, e cila do të jetë profesionale dhe e gatshme për të garantuar sigurinë e territorit të vendit.
Por, para se të ndodhë transformim përfundimtar, Kuvendi i Kosovës duhet ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vendit. Të gjithë këtë proces përfaqësuesit në Prishtinë parashikojnë ta bëjnë brenda kësaj nomenklature.
FAK pritet t’i ketë rreth pesëmijë ushtarë aktivë dhe rreth tremijë rezervë, që do të jenë përafërsisht të njëjtë me numrin e ushtarëve të shteteve në rajon.