Ish-kapiteni ushtarak i KFOR-it britanik, James Blunt, ka rikujtuar momente të luftës në Kosovë.
I ftuar në emisionin “Top Gear” me Jeremy Clarkson, Blunt ka treguar se si e kanë shpartalluar Serbinë gjatë intervenimit ushtarak më 1999 në Serbi e Kosovë.
“I kemi shkatërruar serbët me bombardime”, ka thënë Blunt mes tjerash në “Top Gear”.
Por, kjo fjali e shkurtër ka mjaftuar që serbët të nisin ta ofendojnë në mënyrat më të tmerrshme këngëtarin nëpër portalet serbe.
Blunt ka përsëritur tregimin tashmë të njohur kur, i vetëm “e kishte ndaluar Luftën e Tretë Botërore”, pasi kishte marrë urdhër për bombardimin e njësiteve ushtarake ruse, por që i kishte refuzuar kërkesat e eprorëve.
Ndryshe Blunt, i cili tashmë ka nisur karrierën e tij në muzikë, ka folur edhe për albumin e tij të ri.