LajmeMagazina

Thaçi e vlerëson pjesëmarrjen e PVD-së në zgjedhjet Parlamentare

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar angazhimin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen në Serbi.
Përmes një deklarate të shkruar të këtij subjekti politik shqiptar që vepron në Luginë të Preshevës, thuhet se “në manifestimet për nder të 6 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës patën mundësi të bisedojnë me deputet të Kuvendit të Kosovës, me ministra në qeverinë e Kosovës dhe me kryetarin e qeverisë së Kosovës, me ç’rast përveç temave tjera u shqyrtua edhe çështja e zgjedhjeve parlamentare të 16 marsit të këtij viti”.
“Në këto biseda, posaçërisht në bisedën me kryeministrin Thaçi, u vlerësua krejtësisht i drejtë vendimi i PVD – së për pjesëmarrje në zgjedhjet e 16 marsit me listë të përbashkët me parimin e proporcionalitetit të forcës së arritur në zgjedhjet e fundit lokale”, thuhet në këtë deklaratë të cilën e transmeton Titulli.
Ky subjekt politik pjesëmarrës në këto zgjedhje thekson se me këtë rast është potencuar domosdoshmëria që të vazhdojnë të gjitha përgatitjet, andaj edhe grumbullimi i nënshkrimeve të përkrahjes për listën zgjedhore të PVD – së.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button