Lajme

Nëse tejkalohet mbi 1.000 të infektuar ja cila do të jetë masa e parë

Klubet e natës në Serbi do të mbyllen nëse numri i të infektuarve tejkalon 1,000 çdo ditë, njoftoi një anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër virusit korona-thote Branislav Tiodoroviq.

Në atë rast, sipas tij, orari i punës i objekteve hotelierike do të jetë i kufizuar.

– Askush nuk po mendon për rivendosjen e shtetrrethimit, por ne do të kemi të kufizuar uljen në bare dhe mbylljen e jetës së natës përsëri, tha Tiodoroviq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin gushtin për t’u vaksinuar, sepse kjo do t’u sigurojë të gjithëve një vjeshtë më të qetë dhe më të sigurt, raportojnë mediat e Beogradit.

Çdo ditë në Serbi, numri i personave të infektuar me virusin korona po rritet, dje u regjistruan 792 persona të infektuar, së bashku me 733 të shtruar.

Këto shifra kanë shqetësuar epidemiologët, të cilët vlerësojnë se situata është problematike, sepse është e qartë se tendenca e rritjes së rasteve të reja nuk ndalet.

Related Articles

Back to top button