Familja Morina nga fshati Rixhevë e Klinës, ka pagëzuar djalin e saj me emrin Uçk. Ai i cili ka lindur pas 14 vjetësh martesë, dhjetë ditë më parë. Babai i foshnjës ka thënë se ka arsye të forta që ka përzgjedhur këtë emër, pasi që i janë vrarë dy vëllezër gjatë luftës së fundit.
Uçk do të rritet në shtëpinë, në oborrin e së cilës patën vdekur dy dëshmorë, raporton KTV, transmeton Koha.
Djali i cili ka lindur pas 14 vjetësh martesë të Miftarit dhe Lenditës, ka lindur në Shkup dhe në ekstraktin e lindjes është shkruar emri i tij: Uçk. I ati i tij, Miftari, i cili ndihet i lumtur, thotë se ka arsye të forta që ka përzgjedhur këtë emër për fëmijën e tij të vetëm. Ndërsa, e lumtur është shprehur edhe e ëma, Lendita, e cila ende nuk ka vendosur se si do ta thërrasë shkurt djalin e saj!
Telefonatat për të uruar këtë familje për lindjen e djalit nuk kanë të ndalur. Të lumtur dhe të entuziazmuar janë shprehur edhe fqinjët e kësaj familjeje, të cilët ishin mbledhur afër shtëpisë së Miftarit. Ata shpresojnë se emri Uçk do të vazhdojë të shqiptohet edhe gjatë kohë. /KTV/Koha/